Policia e Komisariatit dhe drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë së Shtetit, kanë arritur të finalizojnë me sukses, operiacionin të koduar “Drishti” ku janë sekuestruar 30 kilogram e 451 gram Mariuane dhe një arsenal armësh, konkretisht 4 armë zjarri automatikë, 1 pistoletë, 1 jelek antiplumb, si dhe një sasi municioni luftarak.
Policia e Shkodrës njofton se pas një hetimi 2 javor me metoda proaktive ka arrestuar në flagrancë shtetasit, -Vladimir Papaj,29 vjeç, banues në Shkodër. -Hilmi Uruqi, 31 vjeç, banues në Shkodër. -Sabri Ara, 55 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasve të mësiperm ju gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -30 kilogram e 451 gram Mariuane. -Automjeti tip « Jeep », me targa SH2707D me ngjyre blu, pa dokumenta. -3 telefona celuar të markës « Samsung » – 3 kartmonedha 1000 (njëmijë) lekëshe të shënuara me parë. – 4 armë zjarri automatike të tipit model 56. -2 krëhëra të këtyre armëve me 111 fishekë. ARRESTOHEN NË FLAGRANCË TRE SHTETAS BANUES NË SHKODËR – 1 pistoletë me një karikatore në folenë e saj, që mban në të disa sfera të vogla metalike. – 1 thikë me teh metalik, me hapje dhe me doresë material druri. – 1 dorezë metalike, me kater unaza, në formë harku. – 1 shkop metalik me hapje i futur ne folenë e tij. – 5 bombula me ngjyrë gri metalizato me mbishkrimin ASG. – 1 jelek antiplumb me ngjyre blu. – Motor me targa SH259E. Ndërkohë që po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ku për arsye hetimi nuk bëmë me dije të dhëna të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprat penale, « Prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunom », «Kultivim i bimëve narkotike », « Trafikimi i armëve dhe i municionit në bashkëpunim”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, vepra këto të parashikuara nga Nenet 283/2, 284, 278/2, 279, të Kodit Penal.