OPERACIONI ËSHTË ZHVILLUAR NË FSHATIN MAZRREK TË KOMUNËS GURI I ZI. Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër , në zbatim të Planit të Veprimit të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit , për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike , gjatë orëve të pasdites të së enjtes , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Mazrrek , kanë zhilluar një kontroll të imtësishëm ku nga kontrolli rezultoi se :

Në fshatin Mazrrek,të rrethit Shkodër, në një zonë të shpyllëzuar në mes të pyllit u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 270 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva,. Bimët varionin me lartësi 13 – 20 cm. Gjithashtu po si rezultat i kontrollit po në ketë parcelë u gjet dhe një mini\serë me 130 kubik me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me lartësi 5 – 7 cm. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprën penale « Kultivim të Bimëve narkotike », parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNËNSHAT, KREMTOHET FESTA E SHËN GJERGJIT
Artikulli tjetërTENTOI TË VRISTE DY PERSONA ARRESTOHET