Shkodër

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pult”.

Sekuestrohen 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Shpallen në kërkim dy persona, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largohen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”

Artikulli paraprakHAHN: SHQIPËRIA I PËRMBUSHI DETYRIMET, NËSE NEGOCIATAT NUK HAPEN S’ËSHTË DËSHTIMI JUAJ
Artikulli tjetërNË PIKËPYETJE SHPËRBLIMI I FUNDVITIT, REAGOJNË PENSIONISTËT