BLUTË E SHKODRËS VIJOJNË OPERACIONET KUNDËR LËNDËVE NARKOTIKE .
Policia e Shkodres ka sekuestruar rreth 5941 rrenje kanabis sative, te evidentuar ne 25 parcela ne te gjithe territorin e qarkut te Shkodres. Sic behet me dije nga blute e Shkodres, nga grupet e punes ne terren jane evidentuar 25 parcela dhe janë asgjësuar 5941(pesëmijë e nëntëqind e dyzet e një), bimë narkotike canabis sativa të mbjedha. Asgjesimi i tyre u bë nga shëerbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si:Fshati Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsejt 3440 bimës canabis sativa.
Fshati Mazrrek, Komuna Guri i Zi me 6 parcela, gjithsejt 370, bimë canabis sativa.
Vau-Dejës, me 6 parcela, gjithsejt 666, bimë canabis sativa.
Vig Mnelë, me 4 parcela, gjithsejt 1465, bimë canabis sativa.
Burime prane bluve te Shkodres bejne me dije se aksionet per evidentimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike do te vijojne intensivisht deri ne momentin kur qarku I shkodres te dale perfundimisht nga harta e zonave te kultivimit te bimeve narkotike kanabis sativa.