Operacion për “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Operacioni nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Arrestohen në flagrancë dy shtetas për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe ”Trafikimi i armëve dhe i municionit”

1. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër (Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve) në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, të armëmbajties pa leje si dhe të goditjes së kontrabandës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Ardian Tula 47 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. • Eldin Tula 20 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ( I biri) Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore u organizua plani operacional, ku gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -Një sasi prej 486.6 g bimë narkotike e llojit Canabis Sattiva, -Dy aksesore zhurmshues (selenciator), armë zjarri. -Një sere plasmasi ku brenda saje kishte 187( njeqind e tetedhjet e shtate) tasa plastik nje perdorimesh të mbushur me nga një farë brenda. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” & ”Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakDROGA, SEKUESTROHEN 500 KG MARIUANE, VINTE NGA SHQIPERI
Artikulli tjetërSHKARKIMI I PUNONJESVE TE SPITALIT, SINDIKATAT NE PROTESTE