Vijojnë kontrollet e perimetrit për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 10 kg e 569 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Shërbimet Operacionale dhe të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike si dhe të mbajtjes nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, sekuestruan në cilësinë e provës materiale: ● Një thes me 10 pako me peshë totale 10 kg e 569 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në fshatin Hot, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Gropat e Rërës” kanë gjetur të braktisur një thes brenda të cilit ishin 10 pako të mbështjella me qese të tejdukshme, me lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, ku pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 10 kg e 569 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet Policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve posedues. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakZHVILLIMI EKONOMIK I ZONËS VERI-PERËNDIMORE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërDY EURODEPUTETET NE TIRANE PER BYRONE E HETIMIT