Menaxhimi i parkimeve në qytetin e Shkodrës po kthehet në një problem me shtimin e trafikut dhe mjeteve në qarkullim. Për të bërë zgjedhjet e duhura dhe jo të ngutshme, strategjike, efektive dhe të qëndrueshme, është zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës një diskutim në kuadër të projektit “Park4Sump”.
Ky projekt, bazohet në shkëmbimin e përvojave të rreth 15 qyteteve europiane në menaxhimin e parkimeve. Ky shkëmbim përvojash, monitorohet nga ekpertët më të njohur në fushën e mobilitetit, siç është partneri belg “Mobiel21”. Kontributi i të gjithë faktorëve është i domosdoshëm në këtë proces, për të arritur në një implementim sa më optimal të menaxhimit të parkimit në qytetin e Shkodrës.