Një grup i grave këshilltarë në këshillin e bashkisë Shkodër kanë bërë disa donacione modeste për fëmijët e lindur para kohe në spitalin rajonal të Shkodrës ose bebet premature siç quhen në gjuhën mjekësore. Mjekia Dhurata Kuçi shprehet se në Shkodër vdekshmëria e bebeve të lindura para kohe është rreth 100 në vit ose 5%-7% e numrit total të lindjeve
Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti shprehet se nevojat që ka spitali në repartin e bebeve të lindura para kohe janë mirëmbajtja e aparaturave që kanë por edhe shtimi i këtyre aparaturave për të qenë sa më të sigurtë për trajtimin e bebeve premature
Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadija e shoqëruar nga disa anëtare të tjera u shpreh se pas këtij donacioni modest do të kërkohet një mbështetje më e madhe në qendër për fëmijët e lindur para kohe në spitalin e Shkodrës
Numri prej rreth 100 në një vit ose 5-7% e numrit të total të bebeve të lindura para kohe që nuk arrijnë të jetojnë në spitalin rajonal të Shkodrës është një shifër që vitet e fundit nuk ka lëvizur duke qenë e njëjta kryesisht nga problemet që kanë nënat në familjet e tyre që janë kryesisht sociale dhe ekonomike.