1334 të rinj nga Shkodra, Lezha dhe Kamza janë përfshirë në programin e punësimit “Your Job” të Caritasit Shqiptar. Fokusi i këtij projektit ishte punësimi i të rinjve, krijimi i mundësive për kurse profesionale dhe intershipe. Angelo Massafra president i Caritasit Shqiptar shprehet se ky projekt i dha mundësi të rinjve të punësohen në këtë mënyrë të mos largohen nga atdheu.

Pranvera Selgjekaj, drejtore ekskluzive e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen i bëri thirrje të gjithë organizatave, bizneseve apo institucioneve të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ti ndihmojnë të rinjt në punësim.

Përfaqësuesit e organizatave që bashkëpunuan për këtë projekt theksojnë se një nga arritjet më të medha ka qënë fuqizimi dhe punësimi i vajzave dhe grave.
Programi “Your Job” prej 2 vitesh operon në qarkun e Shkodrës duke i ardhur në ndihmë të rinjve.

 

Artikulli paraprakGRABITJA E BANKËS NË KOPLIK: NJËRI NGA AUTORËT: I HARXHOVA PARATË NË KLUBE NATE
Artikulli tjetërRUS, TREGTARËT E MERKATËS KUNDËR TREGTARËVE TË RRUGËS