Stilistët e njohur Altin Mici dhe Suela Brahimllari organizuan një sfilatë mode në qytetin e Shkodrës me shtëpinë e fëmijës shkollore 6-16 vjeç.

Dy stilistët zgjodhën mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër për të zhvilluar këtë sfilatë mode. Stilistja Suela Brahimllari e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se këta fëmijë falin shumë dashuri.

Regjisorja e kësaj sfilate Eni Jani, njëkohësh një aktore e njohurtha se ky aktivitet zhvillohet për t’i ndenjur pranë këtyrë fëmijëve por edhe për ndërgjegjësimin e pjesës tjetër të shoqërisë.

Regjisorja Jani tregon edhe një nga arsyet përse erdhën në Shkodër për ta zhvilluar këtë sfilatë mode.

Në sfilatën e modës fëmijët e shtëpisë së fëmijës shkollore 6-16 vjeç në Shkodër kaluan disa çaste ndryshe duke u ndjerë të vlerësuar më shumë se në ditët e zakonshme.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE,PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I REP. ZJARRËFIKËS
Artikulli tjetërSHKENCËTARËT: NJË HËNE E VOGËL I AFROHET TOKËS