Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e ndërtimeve pa leje në hyrje të qytetit të Shkodrës…
Në ditën e parë u shembën në total 3 objekte nga 11 që janë të ndërtuara pa leje dhe operonin në hyrjen e qytetit prej shumë vitesh….
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nisi që në mëngjes për të vijuar për disa orë me radhë derisa IKMT shembi tre objektet e përcaktuara ditën e sotme…
Ndërkohë në total në listë për t’u prishur janë 21 ndërtime në hyrje të qytetit të Shkodrës. Prej tyre 11 të parat që do shemben janë ata pa leje ndërsa për 10 të tjera po pritet dalja e vendimit për shpronësimin e tyre sepse posedojnë dokumentacionin përkatës dhe më pas menjëherë edhe ata objekte do të kenë të njëjtin fat teksa do shemben nga fadromat e IKMT. Ndërkohë pjesë e këtij operacioni do të jenë edhe 55 baraka të komunitetit rom që ndodhen në pjesën pas Prokurorisë në një territor prej afro 11 mijë m2. Këto 21 ndërtime dhe 55 barakat po shemben për t’i hapur rrugë projektit për rikonstruksionin e hyrjes së qytetit të Shkodrës. Operacioni i IKMT për shembjen e objekteve pa leje do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.