Ka nisur këtë të mërkurë në Shkodër “Festivali I Shëndetit Mendor”. Në fokus të aktiviteteve që shtrihen deri me datë 10 tetor janë personat të cilët vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor por edhe organizatatat të cilat mbështetesin këtë kategori.
Luigj Mila, drejtues I Projektit “Shpresa” vë theksin tek problematikat me të cilat përballen personat e sëmurë mendorë në përditshmërinë e tyre ndërsa tregon edhe një pjesë të planit të aktiviteteve përgjatë javës.
Stefan Paloka, coordinator I projektit “Societies 2” nga ky aktivitetet përcolli një mesazh për integrimin e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri.
Java e “Festivalit të Shëndetit Mendor” u mbështet edhen ga bashkia Shkodër.
Festivali I Shëndetit Mendor u hap me një panair ku I prezantuan punimet e personave rezidentë në shtëpitë sociale në Shkodër, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim janë parashikuar edhe aktivitetet të tjera