Gjatë natës së ndërrimit të viteve shërbimi zjarrfikës do të shtojë numrin e efektivëve të cilët do të jenë në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në situata e zjarreve dhe emergjencave civile. Një ekip do të zhvendoset në qendër të qytetit për të qënë akoma dhe më pranë qytetarëve për çdo nevojë thekson shefi i sektorit të ndërhyrjes në MZSH Shkodër, Bashkim Ramaj.

2021 ka qënë një vit i vështirë për Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkinë Shkodër pasi ka pasur një numër të madh rastesh që është dashur ndërhyja e tyre.

Shefi i sektorit të ndërhyrjes në MZSH Shkodër, Bashkim Ramaj i këshillon prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin lëndë piroteknike pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre si dhe janë të paligjshme për t’u përdorur dhe tregtuar.

Prej kohësh policia e shtetit ka rritur kontrrollet në pikat doganore, tregje e njësi tregtare për parandalimin e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknike pasi rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, AUTOAMBULANCA PËRFSHIHET NË AKSIDENT TË TREFISHTË
Artikulli tjetërSHKODËR, DHURATA PËR FËMIJËT E POLICËVE TË VRARË