“Lulëkuqja dhe kujtimi” është teatri i poezisë që nisi nga Shkodra në teatrin “Migjeni” në kuadër të aktiviteteve të “Tetorit Gjerman”. Poezitë e dy autorëve Rose Auslander dhe Paul Celan që bën revolucion në poezinë lirike gjermane në momentin më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një nga aktoret që interpretoi poezitë Ina Gjonçi shprehet se Auslander dhe Celani sjellin shpirtin e tyre pasi i lidh origjina e përbashkët, qyteti i Cernoëitz i Ukrainës me shumë përbërje etnike
Aktori tjetër Kastriot Ramollari thotë se Paul Celan shkroi gjithë atë tmerr dhe vuajtje që e përjtoi para dhe pas Luftës së Dytë Botërore ndërsa asokohe nuk u kuptua nga kritikët
Arial Leka dhe Anna Kove janë dy autorët shqiptar që kanë sjellë në shqip poezitë e Rose Auslander dhe Paul Celan. Kove shprehet se u zgjodh Shkodra për teatrin e poezisë sepse gjeografikisht ngjan me vendet ku jetuan dy poetët e mëdhenj
Tetor Gjerman do vijojë me të tjera aktivitete ndërsa kjo mbrëmje e teatrit të poezisë “Lulëkuqja dhe kujtimi” do të vijojë edhe në Pogradec dhe Tiranë.