Konkursi mes shkollave me shfaqje të ndryshme në teatrin “Migjeni” në Shkodër në ditën e tretë ka vijuar me shkollën e mesme “”28 Nëntori” . Kjo shkollë solli shfaqjen “Këshilli i Ndrikullave” me autor Sheri Mita me regjinë e Astrit Fanit dhe aktorit Fritz Selmani. Konkursi me shkollave në teatër ka bërë që të aktivizohen një numër i konsiderueshëm nxënësish.

Interesimi i nxënësve është i madh për këto shfaqje që po bëjnë në teatër.
Aktori Fritz Selmani që këtë radhë ka rolin e bashkëregjisorit vlerëson angazhimin e të rinjve.

Në shfaqjen “Këshilli i Ndrikullave” të shkollës “28 Nëntori” morën pjesë si aktor nxënësit Erdis Ura, Desara Ndoci, Isra Lici, Redi Muriqi, Rei Sula, Klodiana Vata, Driola Kraja, Luela Stani, Orsela Kopliku, konsulente mësuesja Alketa Kraja. Në total janë 7 shkolla që konkurojnë në “You Theater 2020”.

Artikulli paraprakTREGTARËT E RUSIT REAGOJNË PËR KUSHTET E TREGUT
Artikulli tjetër63-VJEÇARI QË VRAU GRUAN KISHTE BORXHE, I KISHTE BLERË SHTËPI TE DASHURËS