Trupa e cirkut të Dibrës së Madhe nga Maqedonia e Veriut për të 10-in vit me radhë organizoi në Shkodër shfaqjen e cirkut të titulluar kësaj here “Fantastic Show”. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” u mbush me fëmijët e qytetit të cilët për rreth 60 minuta shijuan lojën e magjistrave, iluzionistëve dhe kllounit duke u argëtuar.
Bekim Ame, koordinator i trupës së cirkut të Dibrës së Madhe thotë se programi çdo vit është i ndryshëm ndërsa kjo shfaqje për afro një muaj zgjat në gjithë Shqipërinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto shfaqje të cirkut shprehet Ame ndikojnë pozitivisht tek fëmijët duke i larguar sado pka nga rutina e tyre e përditshme.
Shfaqja e cirkut “Fantastic Show” në Shkodër solli numra të ndryshëm nga trupa profesioniste duke krijuar kuriozitet por edhe shumë të qeshura tek fëmijët që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës.