Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit në Shkodër për fat të mirë nuk kanë sjellur përmbytje të mëdha. Megjithatë, shumë zona të qytetit nuk i kanë shpëtuar kaosit për shkak të reshjeve.

Në shumë lagje të qytetit, qytetarët kanë hasur vështirësi për të kalur për shkak të infrastrukturës së amortizuar. Situata paraqitet tejet e vështirë në rrugën tek ish-divizioni përballë me spitalin rajonal

Një problem është kryesisht për fëmijët që shkojnë në shkollë apo edhe të moshuarit
Rruga në zonën e ish-divizionit është një aks i rëndësishëm sepse në të qarkullojnë çdo

ditë një numër i konsiderueshëm banorësh të cilët përballen me vështirësitë në lëvizje.. Kërkesat e familjeve tek ish –Divizioni kanë qënë të shpeshta por deri tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Artikulli paraprakVIROZAT E STINËS, SITUATA NORMALE NË REPARTIN PEDIATRIK
Artikulli tjetërSHKODËR, DETAJE TË REJA PËR VRASJEN E GJERGJ KRYGJËS