Pamjet që shikoni vijnë nga qendra e qytetit të Shkodrës dhe paraqesin një gjendje alarmante rreziku.

Star Plus sjell pamjet tek Lapidari pranë gjimnazit “28 Nëntori” i cili prej shumë vitesh është kthyer në bazën e narkomanëve. Ata injektojnë përmes shiringave sasi droge duke bartur e tejçuar rrezik edhe për fëmijët të cilët luajnë pranë këtij terreni. Nëse do i hedhësh një sy zonës, do shikosh një mori mbetjesh shiringash, e agesh. Këto mbetje gjenden përtokë dhe kjo bazë nuk është fare e vështirë për t’u evidentuar por deri tani askush nuk ka marrë asnjë masë.

Pavarësisht ndërgjegjësimit mbi rreziqet që drogat paraqesin tek individët dhe familjet, numri i përdoruesve vijon të jetë i lartë.Në qytetin e Shkodrës nuk ka shifra të sakta të këtij numri, por shqetësues mbetet fakti se në mes të qytetit, fare pranë gjimnazit “28 Nëntori” gjen gjurmë të përdorimit të drogërave të forta. Shiringat e përdorura për injektim janë pak nga ajo që shihet kudo në lulishten pranë gjimnazit. Në këtë skutë të konsumimit

të substancave narkotike gjen xhama të thyer shishesh qelqi, të cilat në një moment hidhen aty nga të rinjtë që bëhën në grup dhe konsumojnë njëkohësisht edhe pije te ndryshme duke e shoqëruar me lëndë narkotike.Të rinj të shumtë kanë zgjedhur pikërisht

këtë pjesë të pandriçuar në qytet për t’iu shmangur kontrolleve të mundshme. Policia e Rendit patrullon çdo natë në zona të ndryshme të pedonales “Kolë Idromeno”, por as kjo nuk ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Ndriçimi i kësaj zone do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për të evituar përdorimin masiv të lëndëve narkotike në zonë.

Artikulli paraprakU VRA PËR GJAKMARRJE, DRITAN PRROJ “MIRËNJOHJA E QYTETIT”
Artikulli tjetërLEZHA, PAS 3 DEKADASH DO KETË MUZEUN E SAJ