Sezonit turistik po i vjen fundi megjithatë shumë zonë vuajnë nga një problem i madh sic janë ndotja nga mbeturinat.Pamjet që po shikoni janë në qëndër të Shirokës për më tepër që është dhe një zonë turistike .

Pamjet janë xhiruar paraditen e kësaj të Premte në hyrje të Shirokës. Kazanët janë të tejmbushur ndërsa mbeturinat e ndryshme janë kudo nëpër tokë dhe askujt kjo situatë nuk ia tërheq vëmendjen.

Kjo gjendje e krijuar, ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme.

Ndërkohë shkojmë më tej ku edhe në afërsi të Urës së Re të Bunës ku ndërthuret rruga e Muriqanit me atë të Shirokës paraqitet e njëjta gjendje.Ka ardhur koha që të merren vendime drastike për këtë situatë të paprecedentë dhe unike në europë.

Shkodra është në kufirin e emergjencës mjedisore, ku një situatë e tillë përvec një imazh i shëmtuar tek sytë tanë dhe të turistëve, rrezikon që të kthehet në burim epidemie për mbarë popullatën.

Nuk dihet sa here ne dite behet pastrimi i ketyre kontiniereve, por pamjet jane marre gjate orarit te paradites .Institucionet përgjegjëse duhet te veprojnë menjehere dhe pastrimi i ketyre kontiniereve te behet me shpesh gjate dites.

 

Artikulli paraprakQ. SHËNDETËSORE QË NUK FUNKSIONOI ASNJËHERË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, INVESTIME NË SISTEMIN VADITËS