AKSION I PËRBASHKËT I DY POLICIVE PËR SHRIRJEN E GRUPIT.Një grup kriminal, i cili kryente vjedhje dhe grabitje me dhunë në Belgjikë është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet belge në qytetin e Shkodrës. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dudas” pranë “Alla Kryqit”, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me RENEA-n dhe efektivë të policisë belge.
Efektivët e forcave speciale kanë kontrolluar disa banesa të personave të dyshuar që kanë kryer veprimtarin e tyre kriminale në Belgjikë. Ndërkohë gjatë kontrolleve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë sekuestruar edhe armë pa leje konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov.Burime nga ky operacion bëjnë të ditur se aksioni është kryesuar nga efektivët e policisë belge, ndërsa forcat special shqiptare kanë qenë në mbështetje të tyre.