Shkolla 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në Shkodër menjëherë pas helmimit të ndodhur në shkollën e Postribës është ndërgjegjësuar duke marrë një nisëm për ushqimin e nxënësve të kësaj shkolle nga shtëpia. Sot në ditën botërore të ushqimit, nxënësit të ndihmuar nga prindërit dhe mësuesit e tyre përgatiten një panair me ushqime të bëra në shtëpi. Mësuesja organizatore Aida Pjalmi thotë se ushqimi nga shtëpia tek shkolla “Ndoc Mazi” po funksionon shumë mirë

Brikela Kacoli, Presidente e Qeverisë së Nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi” shprehet se tashmë të gjithë nxënësit janë orientuar që të mos blejnë produkte ushqimore jashtë shkollës por janë sensibilizuar duke e marrë të përgatitur në shtëpi nga prindërit

Xhuljana Gropçaj është një nxënëse e cila thotë se ajo dhe të tjerët janë frikësuar pas rastit të helmimit të 61 bashkëmoshatarëve të tyre nga shkolla e Postribës ndaj kanë vendosur që ushqimin ta marrin nga shtëpitë si e vetmja siguri për shëndetin e tyre.
Paola Qërshija, Marsela Mjeda dhe Drion Gërbeti tregojnë se çfarë ushqimet kanë sjellë në shkollë në këtë panair dhe se tashmë ata dhe të tjerët nuk blejnë më jashtë shkollës sepse ndjehen të pasigurtë.

“Ndoc Mazi” nuk është shkolla e vetma ku nxënësit kanë nisur të marrin ushqimet nga shtëpitë e tyre sepse kjo nisëm po zbatohet edhe në shkolla të tjera në mënyrë që fëmijët të jenë më të sigurtë tek produktet ushqimore që konsumojnë duke qenë të frikësuar pas helmimit masiv që ndodhi në Postribë pak ditë më parë.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, BELGJIKA DHURON MJETE PËR EMERGJENCAT
Artikulli tjetërSHKODËR, KREU I PD AMULI: RAMA DHE QEVERIA TË LAJTHITUR