Shkolla e mesme “Prenk Jakova” ka qenë e dyta që ka konkuruar në teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Vllazni e Interes” në “You Theater 2020” me pjesëmarrjen e 7 shkollave të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

“Vllazni e Interes” është një komedi e zezë e autorit Kristaq Floqi me regji të Rajmonda Marko e cila thotë se përmes këtyre shfaqjeve të shkollave u jepet mundësia të rinjve të tregojnë vlerat e tyre por shërbejnë edhe për evidentimin e ndonjë aktori të ri me të ardhme.

Regjisorja e kësaj shfaqje të shkollës “Prenk Jakova” thotë se kjo komedi erdhi në disa dimensione duke përfshirë edhe pjesë të tjera artistike përveç aktrimit.

Tashmë do të jenë edhe pesë shkolla të tjera të qytetit të Shkodrës që do të konkurojnë me shfaqjet e tyre në teatrin “Migjeni” për të shpallur në fund shkollën fituese dhe aktorët më të mirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, FEMRAT MË TË PREKURAT NGA STRESI NË PUNË
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA FITON NË BALKAN LEAGUE ME PEJËN