Nxënësit e shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” kanë mbjellë 20 fidanë pranë Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës. Albana Lleshaj, drejtore e shkollës bën të ditur se ky aksion ishte parashikuar në kuadër të festave të nëntorit, por u shty për shkak të kushteve atmosferike gjatë këtyre ditëve.
Drejtorja Lleshaj shton se kryesisht nxënësit e vitit të parë janë të angazhuar në nisma të tilla mjedisore, ku kësaj here I ndërthurën me një pjesë të historisë së vendit.
Edhe gjatë muajit dhjetor do të ketë një sërë aktivitesh që do të organizohen nga nxënësit e shkollës se mesme pyjore “Kolë Margjini”. Herë pas here stafi I kësaj shkolle merr nisma të tilla, si kjo e stomja për të mbjellë më shumë fidanë me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra