Në të gjithë shkollat e Shqipërisë sot ka nisur procesi mësimor në arsimin parauniversitar, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Në Shkodër drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Sindis Kopliku sëbashku me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ishin në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” duke e nisur me një urim për nxënësit dhe mësuesit në këtë ditë të parë të shkollës.
Drejtoresha e ZVA Shkodër Kopliku tha se po respektohen të gjitha masat anti covid në shkolla dhe se pothuajse i gjithë stafi i mësuesve janë vaksinuar.
Në Shkodër problematike vijojnë të mbeten disa shkolla që ngrohjen e kanë ende me gaz dhe po punohet thotë kryebashkiakja Ademi për zëvendësimin me ngrohje të sigurtë që janë kaldaja ose me dru.
Ndërkohë po shihet mundësia për hapjen e disa shkollave deri në orën 20:00 që të kthehen në funksion të komunitetit.