Ministria e Turizmit në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit kanë ndërmarrë një nismë e cila konsiston në mbjellljen e fidanëve në disa prej zonave të mbrojtura por jo vetëm .

Nisma përfshin pjesëmarrjen e të gjithave shkollave të qytetit të Shkodrës nga ku nxënësit do të mbjellin nga një parcelë për të cilën do të kujdesen vetë ata.

Këtë të enjtë shkolla Pyjore “KOLË MARGJINI” në qytetin e Shkodrës do jetë e para që do implemenmtojë këtë nismë në malin e Taraboshit. Këtë e konfirmon specialistja e administratës së zonave të mbrojtura ne Shkodër Age Martini .

Më tëj Specialistja Martini shprehet se zonat e mbrojtura vijojnë të monitorohen vazhdimisht përsa I përket kundravajtjeve.

Zonat e mbrojtura në qarkun e shkodrës janë pasuria e cila është dhe një atraksion më vetë për turizmin.

Mbjellja e fidanëve është dhe një vlerë e shtuar për ato zona por dhe për të rinjtë që të sensibilizohen në ruajtjen dhe kujdesin për mjedisin.

 

 

Artikulli paraprakBUXHETIMI, ADEMI TAKIM ME GRATË E RRETHINAVE
Artikulli tjetërSUBVENCIONET, PËRFITOJNË 205 FERMERË GJATË 2018-ës