Shkrimtari Arian Leka ishte i ftuar në bibliotekën publike të qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” në kuadër të Festivalit Letrar. Tema e bisedës letrare u përqëndrua mbi krijimtarinë e autorit si dhe mendime për sfidat e letërsisë bashkëkohore.

Shkrimtari Leka tha se në kohë e sotme shkrimtarët dhe letërsisa jetojnë në një kohë kaotike ashtu siç përmendi edhe kohën e periudhës komuniste ku shkrimtarët u zhvleftësuan për shkak të shpërdorimit të gjuhës letrare.

Një arsye për shkrimtari Leka ka vendosur që të shkruaj është edhe për shkak të harresës si dhe për të treguar të vërtetat dhe letërsinë e tij.

Shkrimtari Arian Leka është autor i një sërë librash të njohur si dhe përkthyes i disa veprave kryesisht nga letërsia italiane.

 

Artikulli paraprakSTAR TREND – 08.12.2021
Artikulli tjetërSHKODËR, PËR HERË TË PARË MIKROÇIPA PËR QENTË