Shkrimtari shkodran Ridvan Dibra, autor i disa librave dhe pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” zhvilloi një bisedë me studentë të këtij universiteti me temën “Këndvështrimi i një lexuesi përmes mesazheve, personazheve fiktiv apo real që përcillen në veprat e shkrimtarit Ridvan Dibra”. Shkrimtari Dibra iu përgjigj interesit të studentëve.
E pranishme në këtë aktivitet rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi e cila vlerësoi profilin e shkrimtarit Ridvan Dibra.
Ridvan Dibra është një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptar i cili ka arritur që të jetë i pëlqyer jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë kufijve. Libri më i fundit i Dibrës për lexuesit është ai i botuar pak ditë më parë me titullin “Gruaja që deshe”.