Në sallën e konferencave të hotel Colosseut në Shkodër është promovuar libri “Pafundësi” i shkrimtares kroate Masa Kolanovic. Një libër që përmban 12 tregime interesante dhe që kanë hapur një lloj debati.
Përmes këtij libri autorja synon të rrëfejë për absurditetin e ekzistencën, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm. Libri u përkthye edhe në gjuhën shqip pasi mbanë në vetvete realitete të ngjashme me ato të vendit tonë shprehet autorja.
Në librin “Pafundësi” Kolanovic sjell tregime të një realiteti jo vetëm kroat por që prek gjithë Europën. Shkrimtarja kroate flet për konsumin në përgjithësi, varfërinë, politikanë të korruptuar apo edhe për bankat, tmerrin e teknologjisë përmes celularëve dhe dhunës së ekzistencës konsumuese të njeriut si njeri duke vënë në pikëpyetje se në çfarë mase janë njerëzit për nga cilësitë dhe sjelljet e tyre.
Autorja i përngjason njerëzit me brumbujt ose siç përmend në njërin prej tregimeve ku thotë “insektet janë pothuajse si njerëzit’. Masa Kolanovic është fituese e çmimit europian për letërsinë për vitin 2020.