Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit.
Mësohet se banesa i përket familjes Gocaj dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Zjarrfiksja dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.