Shoqata e Gjuetarëve të Shkodrës ka zhvilluar takimin e radhës me anëtarës e saj. në fokus ka qënë moratoriumi I ndalimit të gjuetisë. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate ky moratorium ka deështuar dhe nuk ka nuk ka patur efektet e pritura, pasi gjuetia e paligjshme ka vazhduar të dëmtojë faunën shqiptare, ndërsa ata që e kanë pësuar kanë qenë gjuetarët e ligjshëm.
Gjuetarët që prej dekadash merren me këtë sport dhe që janë të ligjshëm, të kontrolluar dhe që paguajnë detyrimet përkatëse në shtet nuk janë aspak të kënaqur nga moratoriumi I gjuetisë i cili ka ndikuar edhe në reduktimin e anëtërësisë dhe në pjesën e fondeve që kjo shoqatë menaxhon nëpërmjet anëtarëve
Ndërkohë para pak ditësh deputetët e maxhorancës e kanë cilësuar të dështuar moratoriumin e gjuetisë gjatë takimit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese,
Ndërsa kjo kategori respekton ligjin për gjuetinë , janë gjuetarë amatorë dhe të paligjshëm të cilët nuk e zbatojnë ligjin edhe sot, e shpesh me metoda korruptive vazhdojnë që të gjuajnë pas asnjë kriter, duke sjellë kështu dëme të mëdha të faunës