Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar finalja e kampionatit të lojërave me dorë për vajza dhe djem. Ky kampionat është zhvilluar mes 4 gjimnazeve të qytetit të Shkodrës.
Fitues të vendit të parë u shpallën shkolla “Oso Kuka” në kategorinë e vajzave dhe shkolla “28 Nëntori” në kategorinë e djemve.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, shprehet se Kampionati i Lojërave me Dorë është ndër aktivitetet më masive të realizuara mes të rinjve në qytetin e Shkodrës. Sipas Ademit, rezultatet e këtij kampionati flasin për punën e mirë të mësuesve në shkolla.
Kampionati i lojërave me dorë u zhvillua në kuadër të javës së pavarësisë që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në ditët në vazhdim pritet të organizohen aktivitete kulturore në kuadër të festave të Nëntorit.