Kjo e shtunë e 16 nëntorit, shënoi një ditë të rëndësishme për Kishën Katolike por edhe kombin shqiptar, me shpalljen të lumë të dy martirëve At Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazullit.
Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut emimnenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro. Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe.

Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë.

Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik.

Artikulli paraprakBOKS, PRAG-BALLKANIADA E SERBISË
Artikulli tjetërLLOGARITË E GRUPIT, JA SKENARI I DUHUR PËR SHQIPËRINË NË NATIONS LEAGUE