NGJARJA ËSHTË REGJISTRUAR NË LAGJEN “QEMAL STAFA”. Nje shperthim ka tronditur qytetin e Shkodres mbremjen e sotme, rreth ores 21 e 40. Sipas policise se Shkodres behet me dije se ngjarja eshte regjistruar ne lagjen Qemal Stafa ne qendër te qytetit te Shkodres. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mbërritur efektive te policse se Shkodres, ku sipas bluve behet me dije se Nga verifikmet rezulton se shpethimi është bërë nga një granatë dore, dhe dëme në njerëz dhe materjale nuk ka.
Lenda plasese ka shperthyer jashte banesës dy kateshe ne ketë zone te qytetit te Shkodres. Blute e Shkodres tashme kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje te rende te regjistruar ne qytetin e Shkodrës.