Një pjesë e bibliotekës së ish Uzinës së Telit ose siç quhet ndryshe sh.a prodhim kabllo Shkodër është transferuar në bibliotekën publike të qytetit “Marin Barleti”. Nismën për transferimin e bibliotekës e mori deputetja e zgjedhur e PS për qarkun Shkodër, Edona Bilali pas një vizite të bërë në këtë institucion.

Librat e transferuar në bibliotekë janë vetëm një pjesë e asaj çfarë ka mbetur sepse shumë libra janë shkatërruar shprehet Kastriot Elezi magazinier tek ish uzina e telit.

Drejtori i bibliotekës publike “Marin Barleti”, Maxhid Cungu e vlerëson iniciativën e marrë për shpëtimin e një pasurie të tillë.

1200 tekstet e transferuar do t’i nënshtrohen një procesi përpunimi dhe klasifikimi përpara se të jenë në dispozicion të lexuesve.

Artikulli paraprakCOVID-19, MALËSIA E MADHE DEL NGA ZONA E RREZIKUT
Artikulli tjetërSHKODËR, PROBLEMET E GJIMNAZISTËVE GJATË KËTIJ VITI