Shtatë shkolla të qytetit të Shkodrës kanë nisur konkurimin në teatrin “Migjeni” të Shkodrës në “You Theater Fest 2020” me shfaqje të ndryshme. Hapjen e këtij konkursi mes shkollave në fushën e artit e nisi kolegji “Hasan Riza Pasha” me shfaqjen “Vizita e Inspektorit”, një pjesë nga John Priestley me regji të Agron Dizdarit.
Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka vlerësoi pjesëmarrjen e 7 shkollave nga katër që ishin vitin e kaluar
Në përfundim juria e përbërë nga 3 persona të fushave të ndryshme do të vlerësojnë shkollën më të mirë por edhe aktorët më të mirë.
Në shfaqjen e kolegjit “Hasan Riza Pasha” interpretuan nxënësit Redi Smajlaj, Kledis Fusha, Stela Muja, Ronaldo Kolgjokaj, Iris Sakej, Orlando Rexha dhe Nergisa Ademi. Sufler Elion Boriçi dhe teknik zëri Brendi Zmijanej. Tashmë do të jenë edhe 6 shkolla të tjera që do të marrin pjesë në këtë konkurs teatror.