Është vetëm shtatë vjeç, sapo ka përfundurar klasën e dytë dhe është 9 herë fitues në kampionatet e shahut. Henri Troshani, është vogëlushi nga Shkodra që po bën krenar familjen, por edhe profesorët të cilët besuan në aftësitë e tij që në moshën pesë vjeçare.
Për Henrin, kupat, medaljet dhe diplomat e fituara nuk janë gjë tjetër veçse tregues të përkushtimit të tij për arritjen e lartë te rezultateve në lojën e shahut e cila përkrahet pak nga moshatarët e tij.
Trajneri I tij I shahut, Berndard Leka tregon se si e spikati talentin e Henrit dy vite me parë dhe kënaqësinë që ka teksa e sheh të bëhet një shahist I zoti.
Henri Troshani po përgatitet për sfida të reja, gjithmonë në sportin e shahut. Trajneri I tij Bernard Leka kërkon që talentet e reja të sponsorizohen nga individë të ndryshëm për të marrë pjesë në kompeticione jashtë vendit, pasi mbështetja nga institucionet lokale mungon prej vitesh