Bashkia e Shkodrës po ndërton të parën Shtëpi- Familje për jetimët. Është një risi kjo në nivel kombëtar, duke deinstitucionalizuar fëmijët për të nisur një jetë të re, si një familje.
Ideja e Bashkisë së Shkodrës ka gjetur bashkëpunimin e Cooperazione Italiana pranë Ministrinë e Jashtme të Italisë, Bashkia Shkodër ka përfituar financimin e projektit “. Shtepia Familje Komuniteti i se Ardhmes”.
Punimet për ndërtimin e shtëpisë familje kanë nisur tashmë dhe pritet të përfundojnë brenda 3 muajve.
Investimi vetëm për ndërtimin e Shtëpisë- Familje arrin vlerën e 140 mijë euro, ndërsa faza tjetër do të jetë arredimi me të gjitha kushtet e nevojshme si një familje shkodrane.
Me vënien në punë të kësaj Shtëpie- Familje, Bashkia e Shkodrës është e para që nis një rrugëtim të ri në mbështetjen e jetimëve, për deinstitucionalizimin e tyre. Ata do të kenë një jetë sikurse një familje dhe integrim në shoqëri.