Për shumë qytetarë, regjistrimi I pasurive të paluajtshme ka rezultuar një process I gjatë dhë I mundimshëm. Viktore Gjini është 70-vjeçarja e cila prej pak vitesh ka kuptuar se shtëpia e saj është e regjistruar në emër të dikujt tjetër, por deri tani askush nuk I ka dhënë zgjidhje këtij problemi.
Pas përmbytjeve të vitit 2010, tërmeti I 26 nëntorit në vitin e kaluar ka dëmtuar muret e shtëpisë ku ajo jeton duke bërë që të përballet më shumë vështirësi për mirëmbëjtjen e banesës ku ajo jëton.
Në zyrën e hipotekës 70-vjeçarja tregon se nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhje të këtij problem që e mundon prej vitesh.
Ajo ka një kërkesë vetëm për kryeministrin Edi Rama, pasi tregon se vetëm në Tiranë ka krijuar mundësinë për të zgjidhur problemet me banesën e saj.
Banesa në të cilën jeton Viktore Gjini është ndërtuar për të qenë një servish makinash, por në pamundësi për të jetuar në një vend më të mirë, ajo ka bërë të banueshme 2 dhoma të kësaj ndërtese.
E gjendur në vështirësi për të përfituar çertifikatën e pronësisë së shtëpisë së saj, ajo kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë me përgjegjshmëri pas kësaj kronike.