Shoqata e Ndihmës së Shtetit të Katarit, vazhdon bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës. Ditën e sotme, 50 familje në nevojë dhe me jetimë, kanë marrë elektroshtëpiake dhuratë. Po ashtu, 300 familjeve u janë shpërndarë batanije dhe jorganë për të përballuar me më lehtësi stinën e dimrit.Kryetarja e Bashkise Shkoder ka falenderuar Ambasadorin e Katarit ne vendin tone per ndihmen e vazhdueshme qe ka dhene per qytetin.

Shoqata e Ndihmës së Shtetit të Katarit, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetje të familjeve më në nevojë dhe jetimëve por jo vetëm atyre. 60 puse të ndërtuara nga Shoqata e Ndihmës së Shtetit të Katarit, kanë mundësuar furnizimin me ujë të shkollave, qendrave shendetësore por edhe komuniteteve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, “BLACK FRIDAY NË JYSK VJEN ME 70% ZBRITJE”
Artikulli tjetërKREU I KUVENDIT LETËR DREJTËSISË KUNDËR DHUNËS