Kontrata e re me sipërmarrjen e gjelbërimit në Bashkinë e Shkodrës parashikon shtimin me 8500 m2 hapësirë e gjelbër në qytet. Në akset kryesore po realizohet mbjellja e pemëve të reja si dhe zëvendësim/ plotësimi i atyre që nuk janë efiçente.
Po ashtu, parashikohet mirëmbajtja e rrugës së Shirokës, teksa janë mbjellë drurë dekorativë në rrugën e Kalasë Rozafa.
Në rrugët e qytetit, po punohet për gjelbërimin e hapësirave ndarëse në trotuare, ku përveç tapetit të gjelbër po vendosen edhe “gardhe” me shkurre dekorative anash tyre.
Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në blloqet e banimit.