Shkodra rënditet si Qarku me papunësinë më të madhe në vend.Ky fenomen i trashguar për vite me radhë ka bërë që qytetarët ti drejtohen dyqaneve me lista, pasi është e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

Janë rreth 134 familje që jetojnë në bllokun e pallateve në fshatin Oblikë dhe bukën e përditshme e marrin me liastë.Situata është bërë tejet shqetësuese thotë shitësi Fatmir Pjetri I cili thekson se borxhi I mbartur arrin në 11 mijë euro. “Ndiej keqardhje që mos ti jap ushqimet e përditshme të konsumit, e kam të pamundur këtë gjë tregon Fatmiri edhe pse për të shpresat janë të pakta se këto lekë do ti marrë një ditë. Burime nga zyra e punës në Shkodër thonë se Shkodra vijon te mbetet nder qarqet me papunesine me te madhe ne vend edhe pse  papunesia ne krahasim me vitet e kaluara eshte zbutur nga 28 % ne 26 %.Sipas informacioneve nga kjo drejtori ashtu si pjesa me e madhe e rretheve veriore te shqiperise edhe shkodra perballet me nje nivel te larte te papunesise dhe ritme me te uleta te zhvillimit ekonomik krahasuar me me pjesen tjeter te vendit .

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 2017-ës, PS E VERIUT NIS ANGAZHIMIN
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË FUTBOLL, VDES FUTBOLLISTI NË FUSHË NË RUMANI