Shifra të frikshme vijnë sa i përket numrit të vizitave për probleme psiqike në qendrën e trajtimit në poliklinikën e Shkodrës.
Sipas mjekes pisikiatre Kledi Bala Lame në qytetin e Shkodrës në 8 mujorin e vitit 2018- janë paraqitur rreth 800 pacientë fëmijë e adoleshentë për tu trajtuar me ndihmë mjekësore përkthyer ndryshe mesatarisht 7 deri 8 raste në ditë.
Por a është e vështirë të identifikohen problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët?
Mjekja Bala thotë se një ndër shkaqet kryesore të shëndetit mendor është dhe trashëgimi i kësaj sëmundje në familje.
Ndërkohë diagnostifikimi në kohë është i rëndësishëm, sepse shumë prindër duke e ndjerë vetën të paragjykuar nuk e dërgojnë fëmijën e tyre pranë mjekut specialist duke bërë që shkalla e shëndetit mendor tek ato të rritet më shumë.
Problemet e shëndetit mendor mund të shfaqen në fëmijëri dhe në fund të adoleshëncës së hershme. Studimet e fundit kanë identifikuar probleme të ndryshme , në vecanti depresionin.