MANDIJA: DERI NË 40 VIZITA BRENDA DITËS NË URGJENCËN E POLIKLINIKËS.Muaji dhjetor ka sjellë një numër më të madh sa i përket situates gripale në qytetin e Shkodrës e po ashtu një shtim edhe të virozave respiratore. Kështu në ambulancën e poliklinikës së specialiteteve në qytetin e Shkodrës sipas mjekes Hasije Mandija

ka deri ne 40 vizita brenda ditës ndërkohë që në një situatë normale nuk janë më shumë se 12. Sipas mjekes Mandija të gjithë ata që preken nga gripi nuk duhet që t’i drejtohen farmacive por të shkojnë tek mjeku i familjes ose në ambulancë për të marrë mjekimin e duhur. Më shumë se të tjerët ata që preken nga virozat janë fëmijët ose mosha e tretë. Po ashtu mjekia e ambulancës jep edhe disa këshilla ku kryesisht duhet të konsumohen lëngjet.

Infeksioni më i përhapur është AH3N2 por në momentet kur një i sëmurë ka temperaturë dhe nuk ka tendencë të stabilizohet, në momentin kur përveç temperaturës fillojnë të manifestohen edhe shenja të infeksioneve respiratore, djersë, probleme me frymëmarrjen dhe kur kemi cefle apo çrregullime të vetëdijes që lidhen me aparatin respirator por edhe të cipave të trurit nga viruset e gripit, atëherë kemi të bëjmë me raste të rënduara. Sipas bluzave të bardha sezoni i gripit do të jetë prezent deri në mars të 2015, por numri më i madh i të prekurve pritet në periudhën fund janari fillim shkurti. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/n2nAXpkjA8M” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, SHTOHET FLUKSI NË MURIQAN
Artikulli tjetërKISHA KATOLIKE URON KRISHTLINDJEN