Kohët e fundit në Shkodër është rritur numri i personave të prekur nga gripi i syrit i cili shkaktohet nga një sërë virusesh. Në përgjithësi më të prekurit janë fëmijët pasi gripi i syve është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duar apo dhe me sende të ndryshme shprehet Astrit Beci mjek okulist.
Mjeku Beci ka disa këshilla për parandalimin e përhapjes së gripit të syrit.
Çdo neglizhencë për gripin e syrit mund të shkaktojë komplikacione të rënda ndaj duhet bërë kujdes dhe për çdo shqetësim kërkohet konsultimi me mjekun specialist.