Është përkeqësuar situata e përmbytjeve në territorin e bashkisë Shkodër. Kur ptitej të përmirësohej për shkak të kushteve të qëndrueshme të motit, siëprfaqja e tokave të përmbytura është shtuar me 70 hektarë. Në total janë 3400 hektarë tokë e përmbytur, kryesisht në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Sa i takon qytetit të Shkodrës, situata mbetet problematike për banoreët e zonës së Livadheve, ku prej më shumë se një jave të paktën 200 banesa janë të rrethuara nga uji ndërsa në tre banesa të tjera ka prezencë uji edhe në ambjentet e brendshme.
Ndërsa në njësinë administrative Dajç, situata duket drejt përmirësimit, pasi sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar me rreth 300 hektarë në ditëne fundit. Në këtë oznë janë 75 banesa të rrethuara nga uji ndërsa niveli i ujit në disa toka bujqësore arrin deri në 2 m. Sa i takon njësisë administrative Ana e Malit ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës, ku është zvogëluar me 100 hektarë sipërfaqja e tokave të përmbytura ndërsa ka rënë ndjeshëm niveli i ujit në rrugën kryesore të fshatit Obot.
Në brendësi të këtij fshati janë të paktën 90 banesa të rrethuara nga uji. Ndërsa prej ditësh, disa zona nuk furnizohen me ujë të pijshëm në banesa si shkak i përmbytjes së Ujësjellësit Oblika 1 dhe Oblika 2. Njësia e tretë për nga siëprfaqja e tokave të përmbytura renditet ajo Rrethina, me 570 hektarë tokë nën ujë ndërsa janë 15 banesa të rrethuara nga ujinë fshatrat Zues, Shtoj i ri, Shtoj i Vjetër dhe Dobraç. 300 hektarë tokë e përmbytur vlerësohen në njësinë Bërdicë ku nuk tashmë nuk ka banesa të rrethuara nga uji. Në njësinë adminsitartive Velipojë konfirmohen 130 hektarë tokë bujqësore e përmbytur, ndërsa janë 4 banesa të rrethuara nga uji.