Një shtyllë e vjetër elektrike ka rrezikuar shumë kalimtarë të rastit për shkak se është dëmtuar dhe ka qenë pranë rënies në tokë

Kjo shtyllë ndodhet në një zonë të rëndësishme të qytetit të Shkodrës, përballë teatrit “Migjeni” tek rruga “Bujar Bishanaku” ose siç njihet rruga e gjërë

Shtylla prej druri ndodhet prej shumë vitesh në ëtë situatë dhe ka ardhur duke u amortizuar nga viti në vit dhe duke bërë që të shtrembërohet edhe si shkak i peshave të kabllove në të.

Vendi ky ndodhet kjo shtyllë është tejet i frekuentuar qoftë nga kalimtarë gjatë ditës po ashtu edhe nga makinat e shumta që përshkohen aty ndaj të gjithë kanë qenë të rrezikuar si shkak i qarkullimit të dendur aty

Kjo nuk është e vetmja shtyllë e cila ndodhet në këto kushte e amortizuar sepse ka edhe të tjera në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht raportimit nga ana e qytetarëve herë pas here nuk ndërhyhet në kohë për t’i riparuar duke sjellë këto situate të rrezikshme për kalimtarët dhe mjetet e ndryshme

Pas rrezikut që solli kjo shtyllë është riparuar duke mos e lënë që të rrëzohet por ajo që kërkohet është të merren masat e duhura më përpara.

 

 

Artikulli paraprakFOTO/ ILIR META BËN SHQIPONJËN ME MAJLINDA KELMENDIN NË SARAJEVË
Artikulli tjetërSHKODËR, ADEMI-KQZ-së: DOLËN MË SHUMË VOTA SE VOTUES