Në të gjithë qarkun Shkoder janë më shumë një mijë hektarë tokë e përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit dhe shkarkimet nga HEC-et. Probleme ka në njësitë Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi dhe shumë fshatra, të cilët janë nën pushtetin ujit.

Sipas të dhënave të fundit të ardhura nga Shkodra, njoftohet që niveli i ujit ka pasur rritje deri në 20 cm që nga mbrëmja e djeshme.

Pas inspektimeve të bëra nga Bashkia Shkodër , në Njësitë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit fatkeqësisht, situata e përmbytjeve është në përkeqësim të vazhdueshëm.Deri në këto momente, janë 650 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan(245 ha, fshati Shirq 210 ha, fshati Darragjat 30 ha, fshati Suka-Dajç- 65 ha, fshati Dajç 100ha.

Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 16 familje. Niveli I ujit ka pësuar rritje me 20 cm të tjera.Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë negativisht. Nuk mund të kalohet më as me makinë ushtrie por vetëm me varka.
1150 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 550 ha, fshati Obot 200 ha.

Në njësinë administrative Bërdicë, në fshatin Trush janë të përmbytura rreth 250ha tokë.
Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz ka filluar të dale ujë nga argjinatura. Niveli I ujit është rritur shumë.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.

Ripërsërisim se , Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshmë në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.
Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakMESI DHE BUSHATI ME STUDENTËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërLULE PËR TË GJITHA NËNAT NË MATERNITET