Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën ndaj Bujar Kuçit, i cili në shtator të vitit të shkuar vrau nipin e tij me thikë. Gjykata dëgjoi tri dëshmi, ndërsa vetë i pandehuri pranoi krimin, por tha se e kishte bërë për vetëmbrojtje.

“Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje”, kështu u shpreh i pandehuri Bujar Kuçi përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ngjarja ka ndodhur vitin 2017, ndërsa arsyeja është fare banale, sipas prokurorisë, gjithë sherri ka nisur për një qen.

Ndërkohë, dje përballë gjykatës, dolën edhe tre dëshmitarë të akuzës, vëllai i të pandehurit, babai i viktimës, Faik Kuçi, vëllai i tjetër i Faikut, Mehmet Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Suzana Kuçi.

Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes tensionesh, ndërsa babai i viktimës, pësoi një krizë emocionale, duke lënë dëshminë përgjysmë.

Nga ana tjetër, gjatë dëshmisë së tij, i pandehuri, Bujar Kuçi, i ka kërkuar gjykatës të largohet dhe të mos dëgjoj rrëfimin e të vëllait, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Në dëshminë e dhënë para gjykatës gjatë ditës së djeshme, Bujar Kuçi ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje.

“Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma.

Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, tha ia.I pyetur nga prokurori, se si nisi sherri, Kuçi nuk ka nguruar të quaj nipin si jo normal, ndërsa ka treguar se çdo gjë, nisi për një qen.

“Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2017, rreth orës 15.00, në qytetin e Shkodrës. Në banesën e tij private, i pandehuri Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me një thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi.

Artikulli paraprakSHKODËR. TË SHTËNA , PLUMBI “QORR” HYN NË BANESË
Artikulli tjetërZJARRI, U DOGJËN 10 HEKTARË DHE 1500 ULLINJ