Kjo është Prenda Matusha, 67 vjece nga Velipoja e cila sa herë qË vjen në Shkodër përulet para bustit të Nëne Terezës duke Iu lutur kësaj shejtore.

Me ndjenjën e fortë të besimit kjo besimtare kryen lutjen e saj duke shpresuar që Nënë Tereza do I plotësoje deshirën për të cilën ka ardhur nga Velipoja drejt Shkodrës.

Pas ritualit të lutjes Prenda shprehet se ndihet e kënaqur në shpirt pasi nënë tereza eshte shejtorja ku ajo ka besimin e plotë. Kështu ajo nuk heziton të tregojë rastin e saj kur është shëruar nga lutjet që ka kryer dhe për këtë falenderon bamirësen tonë.

Me lot në sy dhe me plot emocione Prenda flet me aq dashuri për bamirësen shiptare.

Ajo thotë se sa hërë që vjen në Shkodër nuk harron ti përulet bustit të shejtores.
Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për cdo njeri.

Tashmë janë bërë plot dy vite kur bamirësja shqiptare u shpall shejtore në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan nga Papa Francesku.

 

Artikulli paraprakSMARTFONI I PARË QË PALOSET
Artikulli tjetërVRASJET NË SHKODËR, RENEA RRETHON QYTETIN