Kompanitë e Sigurimeve janë angazhuar për të mbuluar financiarisht dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Fatmir Lishi Drejtori i Kompanisë “Sigal”në qytetin e Shkodrës, e cila mbulon edhe zonën e Lezhës,
aty ku dhjetra banesa janë bërë të pabanueshme, thotë se cdo dëm nga tërmeti do të kompensohet brenda muajit, sipas kontratës dhe vlerësimit që do të bëjne ekspertët e huaj, më të mirë të kësaj kompanie të cilët kanë logjistikën që shteti jonë nuk e disponon.
Lishi tregon se çmimi për të siguruar banesën është 1 euro për metër katror në vit , ku përfshihen rastet e zjarreve dhe tërmeteve
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes të së Hënës, në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, tha se sigurimi i banesave duhet të bëhet i detyrueshëm.